Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit nuk ka të bëjë me referendum.
Në një konferencë për media të mbajtur të premten gjatë vizitës në Istog, ajo ka thënë se po krijohet një lloj paqartësie, ndërsa ka shtuar se iniciativa për largimin e kryetarëve është e paraparë me ligj.
“Po krijohet një lloj paqartësie dhe një lloj hutie. Nuk e di a është e qëllimshme apo jo dhe kjo çështje po lidhet me referendumin, kjo nuk ka fare të bëjë me referendum, është një kategori komplet tjetër ligjore. Iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj.
Pra, ekziston një ligj që ua njeh qytetarëve të të gjitha komunave, jo vetëm këtyre katër komuna, të drejtën që nëpërmjet peticionit dhe pastaj rivotimit ta largojnë një kryetar komune nëpërmjet votës. Nuk është referendum, quhet kategori e largimit të kryetarit përmes procesit të rivotimit”, është shprehur Osmani para mediave.
Ajo tutje ka thënë se vullneti nga ana e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve në veri ekziston, por sipas saj, tani duhet edhe serbët në këto komuna të tregojnë vullnetin për pjesëmarrje në votim.
“Dhe mbi të gjitha Serbia duhet ta dëshmojë, gjë që nuk e ka dëshmuar akoma, që nuk do të ndërhyjë ilegalisht, siç ka bërë në të kaluarën, në zgjedhje që mbahen në komunat e Republikës së Kosovës. I bëjmë natyrisht thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë, aleatëve tanë, që të bëjnë çmos që të parandalojnë ndërhyrje të tilla të paligjshme që shpesh herë kanë përfunduar me dhunë e frikësim ndaj qytetarëve serbë në veri, që të mos i lejojnë ato që të bëhen nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani mes tjerash.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.
Ky grup punues mbështetet nga Kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE-ja.
Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ deri me 1 shtator 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje