LAJMI I FUNDIT:

Trupi i pajetë i 18-vjeçares që ra nga një ndërtesë në Prishtinë dërgohet për obduksion

Trupi i pajetë i 18-vjeçares që ra nga një ndërtesë në Prishtinë dërgohet për obduksion

Një vajzë 18-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë të enjten Telegrafit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent, ndërsa shton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”.


Bie nga ndërtesa në Prishtinë, humb jetën 18-vjeçarja
Lexo po ashtu Bie nga ndërtesa në Prishtinë, humb jetën 18-vjeçarja

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Borovci.

Ndërkaq, sot në raportin policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/