LAJMI I FUNDIT:

Trump ka arritur në gjykatë: Ish-presidenti amerikan pas dëgjimit të akuzave, pritet të lirohet me kusht

Trump ka arritur në gjykatë: Ish-presidenti amerikan pas dëgjimit të akuzave, pritet të lirohet me kusht

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është në dhomat e paraburgimit në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Uashington, DC dhe së shpejti do të akuzohet për akuza penale në lidhje me hetimin e këshilltarit special Jack Smith në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat shkaktuan trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.

Trump do të vendoset në kujdesin e Shërbimit të Marshals të Shteteve të Bashkuara dhe do të procesohet si pjesë e procedurave, raporton cnn.

Trump: Jam nisur për në Uashington, atje do të më arrestojnë
Lexo po ashtu Trump: Jam nisur për në Uashington, atje do të më arrestojnë
“]


Kur u dërgua në dhomat e paraburgimit në Miami gjatë paraqitjes së parë në prokurori shkaku i dërgimit në shtëpi të dokumente të klasifikuara, ai iu nënshtrua gjurmëve të gishtërinjve dhe u dha informacione të tjera zyrtarëve të gjykatës, megjithëse nuk iu kërkua të bënte një fotografim.

Procedurat do të kryhen tashmë më shpejt duke pasur parasysh që Trump tashmë është në sistemin federal.

Republikani pas paraqitjes në gjykatë pritet të lirohet me kusht dhe të vazhdon gjykimi në procedura të rregullta.

Trump pritet të deklarohet i pafajshëm ndërsa është akuzuar për katër pika “komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara”, “komploti për të penguar një procedurë zyrtare”, “pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare” dhe “komploti kundër të drejtave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori