LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë dronët e detit?

Çfarë janë dronët e detit?

Dy sulme nga anijet dronë ukrainase kundër luftanijeve ruse janë penguar, sipas Moskës.

Marina e Ukrainës ka mohuar çdo përfshirje në këtë aksion të supozuar nga rusët.

Ndërsa dronët nga ajri janë përdorur shumë nga Ukraina dhe Rusia që nga fillimi i luftës, një formë e re e teknologjisë së dronëve gjithashtu ka marrë vrull në Detin e Zi.


Çfarë janë anijet dron?

Anijet dronë janë anije të vogla pa pilot. Ndryshe nga dronët ajror, këta operojnë në ose nën sipërfaqen e ujit.

Ka shumë terma për t’i përshkruar ato, duke përfshirë anije me dron, dronët e detit dhe anijet sipërfaqësore pa ekuipazh (USV), raporton bbc.

Ato vijnë në të gjitha format dhe madhësitë ndërsa shfrytëzohen për një sërë detyrash, duke përfshirë monitorimin e mjedisit.

Këta dron mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake – si pastrimi i minave, vëzhgim dhe sulm ndaj anijeve të armikut.

Shumë anije drone janë fotografuar që nga fillimi i luftës, duke përfshirë një që thuhet se u shkatërrua në brigjet e Krimesë së pushtuar nga Rusia.

Si funksionojnë dhe sa kushtojnë dronet e detit?

Këta dronë kanë eksplozivë të integruar dhe kamera që dërgojnë imazhe pas tek personi që e kontrollon.

Objektivat me rreze të gjatë zakonisht programohen paraprakisht në dron pasi të nisin operacionin, transmeton Telegrafi.

Më pas ata udhëhiqen nga distanca nga një njeri teksa ai mbyllet në objektiv, shpjegon eksperti Sidharth Kaushal.

Ushtari i plagosur ukrainas vuri re një dron që fluturonte mbi të dhe mendoi se do ta vriste, por ja se çfarë ndodhi
Lexo po ashtu Ushtari i plagosur ukrainas vuri re një dron që fluturonte mbi të dhe mendoi se do ta vriste, por ja se çfarë ndodhi

Disa anije droni ukrainase janë zhvilluar me ndihmën e fushatave të financimit të masave. Përgjithësisht ato bëhen me komponentë “gati të përdorshëm” që normalisht përdoren për qëllime tregtare – më shumë se për qëllime ushtarake, shton Kaushal.

Mediat ruse dhe blogerët kanë pohuar se Rusia përdori gjithashtu anije drone në një sulm në një urë në qytetin port të Odesas.

Se sa drone të detit ka secila palë nuk dihet publikisht. Është gjithashtu e paqartë se sa kushtojnë, por një dron i prezantuar së fundi nga qeveria ukrainase kap çmimin prej 220 mijë eurove. Kjo do të ishte më e lirë se sa shumë lloje të raketave me rreze të gjatë.

Anijet me drone gjithashtu mund të shfrytëzohen shpejt dhe nuk ka nevojë që ekuipazhi të jetë plotësisht i trajnuar.

Kur janë përdorur anijet drone kundër Rusisë?

Hulumtimi i BBC Verify sugjeron se Ukraina ka kryer të paktën dhjetë sulme me drone anijesh – duke synuar anijet ushtarake, bazën detare të Rusisë në Sevastopol dhe portin Novorossiysk. Kjo bazohet në njoftimet e autoriteteve ruse dhe ukrainase.

Burimet e mbrojtjes ukrainase kanë thënë për CNN se dronët e detit janë përdorur gjithashtu në një sulm në Urën e Kerchit në muajin korrik.

Shpërthim masiv me HIMARS - Ukraina "hodhi në ajër" qindra ushtarë rusë larg vijës së frontit
Lexo po ashtu Shpërthim masiv me HIMARS - Ukraina "hodhi në ajër" qindra ushtarë rusë larg vijës së frontit

Disa sulme kanë qenë larg brigjeve të Ukrainës.

Në muajin maj u shfaqën pamjet që tregonin anijet me dronë që i afroheshin një anijeje ruse të inteligjencës të quajtur Ivan Khurs, por është e paqartë nëse anija ishte dëmtuar.

Rusia thotë se incidenti ndodhi 140 kilometra në veri të ngushticës së Bosforit të Turqisë – rreth 193 kilometra nga bregu i Ukrainës. Kjo sugjeron që këta dronë potencialisht mund të udhëtojnë në distanca të gjata.

Çfarë ndikimi kanë në luftë?

Vendosja e anijeve drone në Ukrainë, me kosto relativisht të ulët, shënon një epokë të re për luftën detare. Taktika përbën një rrezik në rritje për Rusinë, sipas disa analistëve.

Krahasuar me anijet detare, anijet me dron janë më të vështira për t’u zbuluar prej radarit, sepse ato udhëtojnë ulët në ujë dhe bëjnë shumë më pak zhurmë.

Ndërsa Ukraina nuk ka një marinë të fuqishme, dronët e saj sipërfaqësor e kanë ndaluar Rusinë të marrë kontrollin e plotë të Detit të Zi, thotë Katarzyna Zysk, profesoreshë në Institutin Norvegjez të Studimeve të Mbrojtjes.

Sulmi në bazën detare të Rusisë në Sevastopol, në muajin tetor të vitit 2022, ishte i pari në historinë e regjistruar që shfrytëzoi dronët e anijeve dhe të ajrit.

Të paktën tre anije ruse u dëmtuan në sulm, sipas GeoConfirmed, organizatë që analizon imazhe satelitore dhe imazhe të tjera. Që atëherë, Rusia ka forcuar ndjeshëm mbrojtjen rreth bazës sipas imazheve të fundit satelitore të parë nga BBC Verify.

Anijet me drone kanë ende disa disavantazhe.

Të pajisur mirë, shikoni se si nis një aksion i ukrainasve për të sulmuar llogoret e rusëve
Lexo po ashtu Të pajisur mirë, shikoni se si nis një aksion i ukrainasve për të sulmuar llogoret e rusëve

Sensorët në bord mund të kenë një fushë të ngushtë shikimi, e cila do ta bëjë të vështirë gjurmimin e objektivave në lëvizje pa të dhëna të sakta vendndodhjeje ose zbulimin e anijeve të kamufluara.

Ata me kamera në bord gjithashtu kanë nevojë për komunikim të vazhdueshëm me kontrolluesin e tyre për t’i drejtuar në një objektiv, kështu që çdo problem me transmetimin e videos do të rrezikojë misionin e tyre.

“Nuk është ende një revolucion”, thotë Zysk dhe shtoi se “ne jemi ende në një fazë eksperimentale”.

Megjithatë, strategjia e Ukrainës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe “po i shtyn marinat e tjera për të zhvilluar këto lloj sistemesh dhe praktikën e tyre operacionale”, shton ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim

Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim

Evropa
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës

I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës

Botë
Kalo në kategori