LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i PDK-së: Kushtetuesja e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, tjetër fitore e demokracisë

Tahiri i PDK-së: Kushtetuesja e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, tjetër fitore e demokracisë
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo shpalli njoftimin se ka vendosur ndaj kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe të njëjtin ashtu siç kemi argumentuar, e shpalli ANTI-KUSHTETUES”, ka shkruar Tahiri.

U kontestua nga LDK e PDK, Gjykata Kushtetuese i hapë rrugë dekretimit të Ligjin për Zyrtarët Publikë - kërkon të ndryshohen disa nene
Lexo po ashtu U kontestua nga LDK e PDK, Gjykata Kushtetuese i hapë rrugë dekretimit të Ligjin për Zyrtarët Publikë - kërkon të ndryshohen disa nene

Ai ka shtuar se kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm.


“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij. Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori