LAJMI I FUNDIT:

Roma sërish në Tiranë, tani për ndeshje miqësore me Partizanin

Roma sërish në Tiranë, tani për ndeshje miqësore me Partizanin

Roma do të zbarkojë sërish në tokën shqiptare, pas suksesit një vit më parë kur fitoi Ligën e Konferencës.

Skuadra e madhe italiane tani nuk do të vijë në kryeqytetin shqiptar për të luajtur një finale, por një ndeshje miqësore.


Kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani është nikoqir i Giallorosëve për ndeshjen miqësore.

Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që ka konfirmuar se ndeshja miqësore do të zhvillohet në ‘Air Albania stadium’.

Miqësorja mes Partizanit dhe Romës do të zhvillohet më 12 gusht. /Telegrafi/