LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët mbulojnë me të zezë shtëpinë e kryeministrit britanik

Aktivistët mbulojnë me të zezë shtëpinë e kryeministrit britanik

Aktivistët e ambientit Greenpeace kanë mbuluar me pëlhurë të zezë shtëpinë e kryeministrit britanik Rishi Sunak në North Yorkshire.

Katër aktivistët përdorën shkallë dhe litarë për t’u ngjitur në çatinë e shtëpisë në Kirby Sigston, përpara se ta mbulonin objektin me një pëlhurë të zezë 200 metra katrorë, transmeton Telegrafi.

Dy nga aktivistët e grupit të fushatës mjedisor shpalosën gjithashtu një pankartë përballë pallatit me fjalët “Rishi Sunak, fitimet e naftës apo e ardhmja jonë?”.


https://www.youtube.com/watch?v=HUc4FONdAPk&ab_channel=GuardianNews

Veprimi i tyre erdhi si shenjë proteste kundër “mbështetjes së kryeministrit britanik për një zgjerim të madh të shpimeve të naftës dhe gazit të Detit të Veriut” – ku do të japë 100 licenca të reja në brigjet e Skocisë.

Sunak është me pushime në Kaliforni, kështu që nuk ishte në shtëpinë e tij kur ndodhi aktiviteti.

Një burim i numrit 10 ka thënë se policia ka shkuar në shtëpinë e tij. /Telegrafi/