Ndaj Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), është ngritur aktakuzë për komplot për ta mashtruar SHBA-në, dhe për krime të tjera që ndërlidhen me përpjekjet e tij për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020. Ja çfarë do të ndodhë tutje.
Kur do të dalë para gjykatës Trumpi?
Trumpi do ta bëjë paraqitjen e parë para gjykatës të enjten, ku prokurorët do t’i shpalosin akuzat ndaj tij dhe një gjykatës do t’i vendosë kushtet për lirimin e tij me kusht. Ai mund të bëjë një marrëveshje me prokurorinë në atë kohë, por ekipi i tij mund ta bëjë këtë edhe më vonë.
Një gjykatës do ta caktojë pastaj një orar për mocionet paragjyqësore, një proces që zgjat disa muaj ku prokurorët i dorëzojnë dokumentet dhe provat e tjera tek avokatët e mbrojtjes.
Avokati i Trumpit me gjasë do ta bëjë një kërkesë për ta hedhur poshtë këtë në muajt në vazhdim, por në raste kriminale këto kërkesa rrallëherë pranohen. Të dyja palët ka gjasa të kërkojnë të dinë se çfarë provash dhe dokumentesh ligjore lejohen në gjykim.
Çfarë ndikimi do të ketë ky rast në fushatën zgjedhore të Trumpit?
Nuk do të ketë [ndikim], nga pikëpamja praktike. Asgjë nuk mund t’i ndalojë të pandehurit në raste kriminale të bëjnë fushata zgjedhore apo të marrin detyrën nëse zgjidhen.
Ndikimi politik është më i paqartë. Trumpi e ka treguar një aftësi të veçantë për t’i ndryshuar skandalet, të cilat do t’i fundosnin shumicën e politikanëve, dhe dy aktakuzat e kaluara nuk kanë bërë asgjë për ta minuar epërsinë e tij komanduese në garën për nominimin e kandidatit të republikanëve për president.
Nëse e fiton nominimin, Trumpi do të përballet me presidentin Joe Biden nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme në nëntor të vitit 2024. Bideni e mposhti Trumpin më 2020, por në sondazhet hipotetike të një gare tjetër me Trumpin, Bideni e ka një epërsi shumë të vogël, sipas agjencisë Reuters.
Kur do të ndodhë gjykimi?
Kjo është e paqartë, por ka mundësi të ndodhë pas shumë muajve. Një gjykatës do ta vendosë një datë për gjykimin fillestar, por ajo datë zakonisht shtyhet, pasi të dyja palët argumentojnë për çështjet ligjore dhe rishikimin e provave.
Trumpi, po ashtu, mund të ankohet ndaj vendimet e gjykatësit për seancat e para gjyqësore, gjë që mund ta ngadalësojë rastin. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë