LAJMI I FUNDIT:

Leao i bindur për të ardhmen e ndritur: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

Leao i bindur për të ardhmen e ndritur: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

Milani ka qenë një nga skuadrat më aktive këtë afat kalimtar veror me transferimin e futbollistëve.

Rossonerët kanë marrë emra të rëndësishëm si Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Tijjani Reijnders, Samuel Chukwueze, Noah Okafor e të tjerë.


E për transferimin e futbollistëve të rinj dhe objektivat ka folur njëri nga yjet më të mëdha të Milanit, Rafael Leao.

Sulmuesi portugez ka deklaruar fillimisht se ka për qëllim ta fitoj Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve me Milanin derisa e ndien vetën lider për ta udhëhequr skuadrën.

“Mendoj se Milani është skuadra e duhur ku unë mund të vazhdoj karrierën për të realizuar qëllimet që kam, për të fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampioneve”.

Okafor zbulon se çfarë i tha Rafael Leao para se të bashkohej me Milanin
Lexo po ashtu Okafor zbulon se çfarë i tha Rafael Leao para se të bashkohej me Milanin

“Milani më ndihmoi të rritem dhe të fitoj titullin, tani unë ndihem lider dhe duhet të udhëheq skuadrën. Sezonin e fundit kemi bërë mirë, por kemi vuajtur për shkak të alternativave”.

Tutje Leao ka thënë se afrimet e futbollistëve në afatin kalimtar veror e kanë forcuar dhe Milani nuk do të vuaj më ndaj rivalit lokal.

“Në dy ndeshjet me Interin, vuajtëm sepse nuk kishim lojtarë në stol, ndryshe nga ata. Por, afrimet e këtij sezoni na kanë forcuar dhe jam i bindur se situata ka ndryshuar. Kemi marrë lojtarë që na ndihmojnë”, tha ndër të tjera sulmuesi portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori