Poliklinika e shumë premtuar e Sarajit pritet që përfundimisht të vihet në dispozicion të qytetarëve edhe atë deri në fund të këtij muaji. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili thotë se e njëjta është pajisur me aparaturën e nevojshme mjekësore.
“Shpresojmë sa më pak pacientë të ketë për nevoja shëndetësore por sido që të jetë ajo së shpejti do të jetë realitet”, tha Fatmir Mexhit, ministër i Shëndetësisë.
Ai shtoi se deri në fund të muajit gusht do të hapet kjo poliklinikë.
Ajo çfarë ka mbetur pa përfunduar është çështja e punësimeve. Ndonëse nevojitet staf prej diku 52 punonjësve shëndetësore, Poliklinika e Sarajit do të nisë punën me deficit të punëtorëve.
“Është pajisur me gjitha mjetet që duhet, me të gjitha aparaturat mjekësore, ajo çfarë presim për momentin është që Ministria e Financave të miratojë punësimet. Aty duhen diku 54 punësime, ose 52 komplet në funksion, por për momentin buxheti nuk mund ta mbajë atë, mirëpo ne kemi rënë dakord me ministrin të ketë 26 punësime”, u shpreh Mexhiti.
Poliklinika rajonale në Saraj prej 1.600 m2 do të përfshijë shërbime si ambulantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, laboratori, dhomë rëntgeni dhe farmaci. E njëjta do të jetë pjesë e Qendrës Shëndetësore në Shkup dhe do t’i shërbejë gati 45 mijë banorëve të këtij rajoni të kryeqytetit të cilët nuk kanë asnjë poliklinikë në komunë, ndërsa ajo më e afërta është në komunën “Gjorçe Petrov”./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti