LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Fabrika për gënjeshtra e OBRM-PDUKM-së vazhdon të përhapë manipulime dhe padurueshmëri

MPJ Maqedoni: Fabrika për gënjeshtra e OBRM-PDUKM-së vazhdon të përhapë manipulime dhe padurueshmëri

Nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese kanë reaguar në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-sëm duke i cilësuar si të pabaza dhe se paraqesin vazhdimin e serisë së manipulimeve të krijuara në, siç thonë nga MPJ, fabrikën për gënjeshtra të OBRM-PDUKM-së.

“Mjetet nga shitja e përbashkët e objektit të Misionit të ish-RSFJ-së pranë OKB-së janë pjesërisht të transferuara në llogarinë e Misionit të Përhershëm në Nju Jork, teksa përktiazi me rregullat dhe kushtet lokale të shitjes, së shpejti pritet që të transferohet edhe shuma e mbetur me çka do të rrumbullakohet i gjithë transaksioni i shitblerjes, në pajtim me kontratën.


Ata shtojnë se sipas rregullave të përcaktuara nga zyra e avokatisë, deri sa të transferohet e gjithë shuma, nuk mund të bëhet transfer i pjesërishëm i mjeteve në buxhetin e vendit, duke pasur parasysh se pikërisht pjesa e mbetur që duhet paguar, njëherit paraqet garanci për pagesën e taksës nga blerësi i pronës së ish-RSFJ-së.

Stoilkovski: Bujar Osmani të jep dorëheqje, nuk janë kthyer katër milionë euro në buxhetin e vendit
Lexo po ashtu Stoilkovski: Bujar Osmani të jep dorëheqje, nuk janë kthyer katër milionë euro në buxhetin e vendit

“Ky rregull nuk është përjashtim për ne, por i njëjti respektohet nga shtetet e tjera pasardhëse, të cilat gjithashtu marrin një pjesë të caktuar të mjeteve nga shitja e pronës. Në lidhje me mënyrën se si do të përdoren këto mjete, pasi të kthehen në buxhet, ka një konkluzion të Qeverisë që parashikon se të njëjtat do të përdoren për blerjen e hapësirave për Misionin e Përhershëm në Kombet e Bashkuara në Nju Jork si dhe objekt për Ambasadë në Sofje”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori