LAJMI I FUNDIT:

Fillon aplikimi i gjobave për këmbësorët në Shqipëri

Fillon aplikimi i gjobave për këmbësorët në Shqipëri

Ka nisur aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit nga ana e policisë rrugore. Kjo masë vjen pas 7 vitesh në hyrje në fuqi e dispozitave ligjore. Sipas Kodit Rrugor këmbësori i cili shkel rregullat gjobitet nga 500 [4.7 euro] deri në 2000 lekë [19 euro].

Por sa janë në dijeni qytetarët për këtë masë dhe a kanë filluar këto masa të vihen në zbatim?

Gazetarja Sara Demushi në një raportim live për Euronews Albania dha më shumë detaje se sa janë ndërgjegjësuar qytetarët dhe çfarë masash janë marrë nga policia deri më tani.


“Ky ligj ka qenë prej vitesh funksional, por policia nuk ka marrë masa. Referuar ditëve të fundit kanë filluar masat administrative nga 500-2000 lekë, por aktualisht po aplikohet një masë prej 1000 lekësh. Kjo gjobë nuk është një ndëshkim por më tepër një ndërgjegjësim i qytetarëve, pasi shumë herë qytetarët edhe pse mund të jenë vetëm pak metra larg vizave të bardha, ata kalojnë pa i respektuar rregullat e qarkullimit e duke u bërë kështu burim aksidenti”, tha Sara Demushi.

E pyetur se si do të aplikohet gjobëvënia për këmbësorët gazetarja tha se kjo do bëhet me anë të marrjes nga efektivi I policisë së kartës së identitetit.

“Efektivët e policisë në momentin që hasin një këmbësor që nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, do i kërkojë mjetin e identifikimit dhe do e mbajë deri në momentin që qytetari të paraqesë mandatin e paguar të gjobës. Kjo do jetë mënyra se si do aplikohet”, tha gazetarja.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori