LAJMI I FUNDIT:

Dy të lënduar nga aksidenti në Suharekë

Dy të lënduar nga aksidenti në Suharekë

Dy person kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Vraniq-Bukosh, në Suharekë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me ato të huaja.

Të dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy  automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Dy persona janë lënduar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, tha ai.

Ndërsa theksoi se me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti./Telegrafi/