LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës rikujton se ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës rikujton se ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka rikujtuar se është i ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshe e hapësira publike ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Kështu është bërë e ditur të shtunën përmes një njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të komunës në Facebook.

Pas Prishtinës e Mitrovicës edhe Peja ndalon qarkullimin e trotinetëve nëpër sheshet e qytetit
Lexo po ashtu Pas Prishtinës e Mitrovicës edhe Peja ndalon qarkullimin e trotinetëve nëpër sheshet e qytetit

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është  ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrikë, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”, kanë thënë nga komuna.


Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndalimin e trotinetëve, biçikletave dhe të gjitha mjeteve me veprim motorik ose elektrik në sheshet e kryeqytetit. Po ashtu është ndaluar lëvizja edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Vendim të njëjtë një muaj më vonë e kishte marrë edhe Komuna e Mitrovicës e më pas edhe ajo e Pejës. /Telegrafi/