LAJMI I FUNDIT:

Babë e bir rrahën me grushte dy përmbarues në Librazhd

Babë e bir rrahën me grushte dy përmbarues në Librazhd
Foto: Ilustrim

Dy zyrtarë (përmbarues gjyqësorë) pasi shkuan në një hotel në fshatin Mirak të Librazhdit për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim u goditën me grushte nga dy të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dy personat e dyshuar janë babë e bir, njëkohësisht pronarë të hotelit.

“Goditën me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, arrestohen menjëherë babë e bir.


Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës”,thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.

Tutje bëhet e ditur se për këtë rast u arrestuan dy personat e dyshuar, babë e bir.

“U arreastuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Lajme
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?

Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?

Siguri
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm

Lajme
Rama thotë se Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së

Rama thotë se Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së

Lajme
Kalo në kategori