Mbrojtësi holandez, Nathan Ake ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Manchester Cityn.
Marrëveshja e re e 28-vjeçarit zgjat deri në verën e vitit 2027, me këtë zgjatje që vjen në fund të sezonit të tij më të mirë.
Ai bëri 41 paraqitje dhe shënoi tre gola në të gjitha garat gjatë sezonit 2022/23 ku fituan tripletën, duke u shfaqur si një nga lojtarët më të besueshëm në futbollin anglez.
.@NathanAke has extended his contract at City until 2027! 💪 pic.twitter.com/BSQ62dzNGi
— Manchester City (@ManCity) July 29, 2023
Mbrojtësi, i cili operon si në qendër ashtu edhe në krahun e majtë, thotë se struktura stërvitore e Cityt i ofron atij mjedisin më të mirë për të vazhduar përmirësimin e tij të shpejtë dhe beson se puna me Guardiolën e ka lejuar atë të shohë futbollin në një mënyrë të re.
“Ky është klubi më i mirë në botë, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Të jesh lojtar i Manchester Cityt më bën jashtëzakonisht krenar çdo ditë”, ka thënë fillimisht Ake.
“Është një klub futbolli që pret përsosmëri në çdo fushë, gjë që bën që ambienti perfekt të përmirësohet. Më shtyn dhe më bën më të mirë. Jam në fazën e karrierës sime ku dua të vazhdoj të zhvillohem dhe këtë mund ta bëj patjetër këtu”.
— Manchester City (@ManCity) July 29, 2023
“Pep është trajneri më i mirë në futboll – një gjeni që më ka bërë ta shoh lojën ndryshe – kështu që të mund të punoj më gjatë me të është një privilegj i vërtetë. I jam shumë mirënjohës atij për gjithçka që ka bërë për mua, si personalisht ashtu edhe profesionalisht”.
“Dua gjithashtu të falënderoj tifozët e Cityt për mbështetjen e tyre. E kam ndjerë vërtet që kur kam ardhur këtu dhe më ndihmon shumë. Fokusi im tani është t’i bëj ata krenarë dhe të fitoj më shumë trofe”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Florentino Perez jep dritën e gjelbër për transferimin e lojtarit që do ta zëvendësojë Kroosin
Arbër Hoxha vendimtar edhe në Kupën e Kroacisë, sjell trofeun te Dinamo Zagreb pas dy asistimeve
Finalja e Ligës së Evropës: Atalanta – Leverkusen, formacionet zyrtare, Xhaka dhe Gjimshiti nga minuta e parë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251