LAJMI I FUNDIT:

Ushtria jordaneze trajnohet për Kërkim-Shpëtim Urban në qendrën e FSK-së

Ushtria jordaneze trajnohet për Kërkim-Shpëtim Urban në qendrën e FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit me Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, një ekip i ushtrisë së Jordanisë ka realizuar trajnimin për Kërkim-Shpëtim Urban në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Pomozotin.

Sipas njoftimit, për tri javë është realizuar trajnimi në pjesën teorike dhe praktike, ku 10 ushtarakë nga Jordania dhe pesë nga FSK-ja janë përgatitur me njohuritë bazë dhe të avancuara në temat: Hapja dhe Siguria e rrugëve deri te viktimat përmes thyerjeve dhe prerjeve, dhënien e ndihmës së parë mjekësore, evakuimin e viktimave, etj.


“Realizimi i trajnimeve në QNTKSH është dëshmi e nivelit të lartë të profesionalizmit të trajnerëve të kësaj qendre, e po ashtu e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me partnerët tanë strategjik në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve. Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes z Armend Mehaj, Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, Drejtori i QNTKSH, z. John Donne si dhe oficerë të FSK-së e të NALT-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Haziri vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes dy ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avansimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Kapiten Ahmad nga ushtria Jordaneze falënderoi FSK-në për mundësinë e krijuar për të realizuar trajnimin e Kërkim- Shpëtimit, dhe përgëzoi QNTKSH-në për aktivitet dhe operacionet e realizuara të kësaj njësie e në veçanti operacionin e realizuar në Republikën e Turqisë pas tërmetit.

“Uroj që të certifikuarit t’i vejnë njohuritë e fituara përmes këtij trajnimi kurdo që komuniteti ka nevojë për ndihmën e tyre. Përgëzime për Komandantin e Gardës Kombëtare, trajnerët e FSK-së dhe drejtorin e QNTKSH, John Donne për punën e shkëlqyer që në vazhdimësi është duke u treguar e suksesshme”, theksoi Ministri Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Kalo në kategori