LAJMI I FUNDIT:

Artan Luzi: Rijeka na mposhti me eksperiencë, nuk udhëtojnë të dorëzuar në Kroaci

Artan Luzi: Rijeka na mposhti me eksperiencë, nuk udhëtojnë të dorëzuar në Kroaci

Ndihmës-trajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, ka thënë se skuadra klinase ka luajtur ashtu siç ishte përgatitur, por kundërshtari ishte më me përvojë dhe i goditi.

Dukagjini ka humbur nga Rijeka me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, të e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Megjithatë, kjo humbje nuk i zbyth klinasit të cilët nuk do të udhëtojnë të dorëzuar drejt Kroacisë.

Dukagjini mposhtet minimalisht në shtëpi ndaj Rijeka
Lexo po ashtu Dukagjini mposhtet minimalisht në shtëpi ndaj Rijeka

“Kishim përgatitur lojën ashtu siç e patë. Donim të nisnim kundërsulme të shpejta, deri diku e arritëm. Kundërshtari një herë e goditi portën dhe shënoi gol Është normale në këto ndeshje, me eksperiencën që ka kundërshtari, të godet”, ka thënë fillimisht Luzi pas ndeshjes.

“Në aspektin fizik, ata janë para nesh. Duhet t’i falënderoj lojtarët sepse kanë luftuar në çdo top. Kanë vepruar si heronj dhe fjalët më të mira shkojnë për ata, ekipin dhe tifozët”.

“Rijeka është ekip me traditë që luan futboll. Na vuri në vështirësi edhe me qarkullim të topit. Loja jonë është për t’u vlerësuar”.

“Në Kroaci nuk do të shkojmë të dorëzuar. Do ta luajmë lojën tonë, me dinjitet. Do të luftojmë deri në fund”.

“Rezultati është 1:0. Nuk them se mund ta përmbysim rezultatin sepse mund të jetë shumë. Do të shkojmë atje për ta bërë treguar veten tonë. Për ta respektuar veten, klubin dhe Kosovën”, përfundoi ndihmësi i Armend Dallkut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori