Ndërrimi i emrit të Maqedonisë në dokumentet e udhëtimit, çdo qyetari do t’i kushtojë 160 euro
Qytetarët kanë afat deri 12 shkurt 2024 që të ndryshojnë dokumentet e tyre personale me emërtimin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”
Pasaportat, letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes me emrin “Republika e Maqedonisë“, do të vlejnë deri më 12 shkurt 2024. Deri në këtë datë, apo në gjashtë muajt e ardhshëm qytetarët kanë afat që të ndryshojnë dokumentet e tyre personale me emërtimin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Bile nëse pas 12 shkurtit edhe më tej do të përdorni patent shoferin e vjetër, mund të gjobiteni nga policia. Për më tepër asnjë institucion nuk do të pranojë dokumentet me emërtimet e vjetra. Ndryshimet vijnë se rrjedhojë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë që është nënshkruar më 17 qershor 2018, dhe që i hapi rrugën vendit që të anëtarësohet në NATO. Në këtë datë skadon afati pesëvjeçar për ndryshimin e dokumenteve personale të përcaktuara nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë në vitin 2018.
Gjithashtu, qytetarët pritet të harxhojnë me dhjetëra miliona euro për ndryshimin e dokumenteve të tyre personale që së fundmi edhe janë shtrenjtuar në muajin mars të këtij viti. Tani pasaportat për një të rritur kushtojnë 2300 denarë në vend se 1800 denarë për moshën mbi 27 vjeç. Çmimi i pasaportës për fëmijë deri 4 vjeç mbetet 1600 denarë, ndërsa për moshën prej 4 deri në 18 vjeç është 1700 denarë. Procedura e shpejtë për nxjerrjen e pasaportës kushton 6100 denarë dhe 300 denarë për taksën administrative. Ndryshimi i letërnjoftimit kushton 310 denarë, ndërsa i patentës së vozitjes kushton 520 denarë, i lejes së qarkullimit kushton 250 denarë dhe ndryshimi i targave të veturës kushtonte 1200 denarë për një automjet. Është shtrenjtuar nga 1230 në 1700 denarë edhe nxjerrja e lejes së vozitjes me procedurë të shpejtë. Kjo nënkupton se për një familje katër anëtarëshe, ndryshimi i dokumenteve për dy të rritur do të kushtojë 4600 denarë për pasaportat, 620 denarë për letërnjoftimet, së bashku me 3400 denarë për dy pasaporta për fëmijët, 1040 denarë për dy patenta të shoferit, 250 denarë për lejen e qarkullimit, që në fund sjellë koston prej afër 160 euro.
Njëherësh me vendimin qeveritar prej mesit të muajit maj të këtij viti, qytetarët do të kursejnë afër 20 euro për ndryshimin e targave. Ekzekutivi me 16 maj 2023, vendosi se me vendosjen e ngjitëses me shenjën “NMK” në vend të targave të reja, do të mbrohen qytetarët nga shpenzimet financiare dhe nxjerrjen e dokumentacionit të ri. Me këtë vendim , sipas informacioneve të MPB-së, respektohet plotësisht obligimi për shënimin e kodit të ri të Maqedonisë në targat e automjeteve, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kostot për këtë zgjidhje janë pothuajse të pakrahasueshme me shumën e kërkuar për zëvendësimin me targat e reja të regjistrimit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar