LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali: U porosit nga bashkëshortja

Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali: U porosit nga bashkëshortja

Petrit Caka nuk u vra nga grabitësit në banesën e tij më 12 Dhjetor të vitit të kaluar Rocca Priora, por ajo u krye nga njerëzit e bashkëshortes së të ndjerit.

Sipas mediave italiane, mëngjesin e kësaj të enjteje janë ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara nga gjyqtari kundër gruas dhe tre bashkatdhetarëve, njëri prej të cilëve vëllai i saj, i akuzuar për vrasjen, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet ndërkombëtarisht edhe me bashkëpunimin e Interpolit dhe Europolit.

Gruaja u gjurmua dhe u arrestua në një shtëpi tjetër po në Rocca Priora ku jetonte së fundmi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të vëllait të saj, u ndaluan. Njëri 27 vjeç, u ndalua teksa udhëtonte me makinë në Via Cassia, pranë Romës dhe tjetri, 31 vjeç, u ndalua në Bari, ndërsa ishte gati për të hipur në tragetin për në Durrës.


Gjithçka nisi pas konfliktit të vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ku ankohej se dhunoi nga bashkëshorti babai i tre fëmijëve. Ajo kishte thirrur për ndihmën vëllain e saj, i cili mbërriti me bashkëpunëtorët e tij në aeroportin e Romës më 10 dhjetor.

Skema e krimit u zbardh falë përgjimeve. Vëlla e motër inskenuan grabitjen në shtëpinë, ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.

Ka qenë gruaja ajo që njoftoi karabinierët, ku ka konstatuar gjoja trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.  Por versioni i saj nuk bindi karabinierët, duke i detyruar të kërkonin një pistë tjetër hetimi./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori