LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO – IEM Cologne Play-In

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO – IEM Cologne Play-In
(Foto: HLTV)

Kanë mbetur edhe dy ditë me ndeshje fantastike në fazën Play-In të turneut IEM Cologne.

Tetë skuadra do të kenë fatin të kualifikohen për në turneun kryesor, ku tashmë dy prej tyre veçse janë mësuar.

MOUZ dhe fnatic arritën të kualifikohen pasi shënuan nga dy fitore në ditën e parë të Play-In.


Ndërkaq nesër do të kualifikohen edhe dy skuadra tjera, ndërsa do të ketë edhe eliminime nga gara.

Në çerekfinale të ‘Upper final’ do të takohen Apeks – Astralis dhe Monte – FURIA.

Ndërkaq do të zhvillohen edhe ndeshje tjera në ‘Lower Bracket’, më poshtë mund ta gjeni orarin e të gjitha ndeshjeve:

12:30 Apeks – Astralis
12:30 The Mongolz – Into the Breach
16:00 BIG – Liquid
16:00 Imperial – Grayhound
19:30 Monte – FURIA
19:30 Complexity – OG

/Telegrafi/