LAJMI I FUNDIT:

Petrovska – Gjyler: Bashkëpunimi i Maqedonisë dhe i Turqisë në Mbrojtje vazhdon të zhvillohet

Petrovska – Gjyler: Bashkëpunimi i Maqedonisë dhe i Turqisë në Mbrojtje vazhdon të zhvillohet

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Stamboll u takua me homologun e saj turk, ministrin e Mbrojtjes Nacionale Jashar Gjyler, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Turqisë në Mbrojtje, sigurinë në Ballkan dhe përforcimin e sigurisë kolektive të Aleancës.

“Bashkëpunimi i deritanishëm thuajse prej tri dekadave midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë na mundësoi të kemi një Armatë më të mirë, më të pajisur dhe më të fuqishme. Maqedonia e Veriut është e bindur në standardet më të larta të industrisë së Mbrojtjes turke, ndërsa dëshmi për këtë është edhe furnizimi i sistemeve të reja artilerike për Armatën nga kompani turke me renome. Këto sisteme artilerike do ta përforcojnë sigurinë tonë kolektive në Aleancë”, tha ministrja në takim.

Petrovska u përqendrua edhe në mbështetjen turke në pajisjen dhe modernizimin e Armatës, që deri më tani është rreth 30 milionë dollarë. Në pajtim me bashkëpunimin ushtarako-financiar me Turqinë, janë furnizuar lloje të ndryshme të automjeteve, duke përfshirë edhe një tren për tërheqje për nevojat e Armatës, lloje të ndryshme të pajisjeve dhe pjesë rezerve, si edhe armatim dhe municion personal.


Ministri Gjyler potencoi se Turqia e vlerëson lartë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushën e mbrojtjes dhe porositi se vendi mbetet i përkushtuar në mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut si Armatë e një vendi mik dhe vendi – aleat.

Siç thotë Ministria e Mbrojtjes, të dyja vendet kanë bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes që nga viti 1994. Deri më tani, 64 oficerë të ushtrisë janë dërguar në shkollat ​​e larta ushtarake në Turqi. Pjesëtarë të ushtrisë në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan ishin pjesë e kontingjentit turk, ndërkohë që aktualisht pjesëtarë të ushtrisë në operacionin e BE-së ALTEA në Bosnje dhe Hercegovinë janë pjesë e kontingjentit turk.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori