LAJMI I FUNDIT:

Kurti bëri homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës

Kurti bëri homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri sot homazhe pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës.

Bashkë me të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Blerim Vela, shef i kabintetit të presidentes Vjosa Osmani.


Takimi me kryetarët në veri, Kurti: Nuk e di sa janë të këndshme, kur takohen njerëzit me mua unë ju them shkoni në punë, jo mos shkoni
Lexo po ashtu Takimi me kryetarët në veri, Kurti: Nuk e di sa janë të këndshme, kur takohen njerëzit me mua unë ju them shkoni në punë, jo mos shkoni

Të njëjtit nuk pranuan që të prononcohen për medie, derisa homazhe bënë edhe zyrtarë të tjerë policorë.

26 korriku është shpallur ditë memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, për nder edhe të përvjetorit të vrasjes së policit Enver Zymberi në veri.