LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Pejë-Deçan, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Pejë-Deçan, lëndohet një person

E plotësuar: Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:24 në magjistralen Pejë-Deçan, në afërsi të fshatit Raushiq, përkatësisht tek varrezat.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Sipas tij, personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës për mjekim e që sipas mjekëve ka marrë lëndime të lehta.

“Sot rreth orës 08:24 në hyrje të qytetit të Pejës, prej Deçani, saktësisht te varrezat ka ndodh një aksident mes dy veturave dhe një kamioni. Një person ka pësuar lëndime të lehta, sipas mjekut i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës për trajtim”, ka thënë Gashi.

Po ashtu siç u shpreh Gashi, njësitet kompetente i kanë kryer hetimet e nevojshme rreth rastit.

Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Pejë-Deçan, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Pejë-Deçan, në afërsi të fshatit Raushiq ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informatave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori