LAJMI I FUNDIT:

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Haqif Mulliqi

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Haqif Mulliqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Ai ka vdekur këtë të martë në moshën 63-vjeçare.


“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Vdiq profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi
Lexo po ashtu Vdiq profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi

Veprimtarinë e tij si gazetar, Mulliqi e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë si dhe në Fakultetin e Arteve.

Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/