LAJMI I FUNDIT:

Indeksi i demokratizimit shënon ulje, 37.6 për qind e të anketuarve të gatshëm për të protestuar

Indeksi i demokratizimit shënon ulje, 37.6 për qind e të anketuarve të gatshëm për të protestuar
Foto: Arkiv

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, ndërkaq sipas këtij raporti Indeksi i Demokratizimit (ID) u ul për 0.04 pikë (1.48) krahasuar me nëntorin 2022 kur kjo vlerë ishte 1.52 pikë.

Po ashtu rritja e kënaqshmërisë me institucionet kyçe qendrore nuk u pasua me rritje në aspektin e drejtimit politik.

Krahasuar me nëntorin e vitit 2022 (23.62%), afërsisht i njëjti numër i të anketuarve (23.2%), ishin shumë të kënaqur dhe të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës. Rreth një e treta e të anketuarve (31.2%) ishin neutralë dhe 45.6% ishin të pakënaqur me drejtimin politik të Kosovës.


Megjithatë, u shënua rritje për 0.17 në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), i cili kapi vlerën prej 1.03, krahasuar me 0.86 në nëntor 2022. Si ID-ja ashtu edhe IBE-ja maten në një shkallë nga 0 pikë (minimumi) në 3 pikë (maksimumi), ku vlerat nën 1.5 konsiderohen negative, ndërsa ato mbi 1.5 tregojnë qëndrim pozitiv të shumicës së qytetarëve në lidhje me indekset e demokratizimit dhe ekonomisë.

Një numër dukshëm më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në prill 2023 (37.6%), krahasuar me nëntorin 2022 (24.2%).

Ky numër përputhet me numrin e qytetarëve që ishin gati të protestonin për arsye politike në prill 2022.

Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i serbëve të Kosovës (40.5%) ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në krahasim me shqiptarët e Kosovës (28.5%) dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (29.5%).

Gjetjet tregojnë rritje të lehtë për sa i përket ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit me 82.85% që ndihen të sigurt kur janë jashtë.

Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se më shumë meshkuj (83.9%) sesa femra (81.7%) deklaruan se ndihen të sigurt dhe deri diku të sigurt kur janë jashtë.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori