LAJMI I FUNDIT:

Mbi 45 milionë euro borxhe ndaj KRU “Prishtina”

Mbi 45 milionë euro borxhe ndaj KRU “Prishtina”
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka njoftuar se aktualisht borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga KRU “Prishtina”.


“Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, thuhet në njoftim.

“E neveritshme dhe shumë shqetësuese", KRU Prishtina: Një pishinë publike në Graçanicë mbushet me ujë të pijshëm
Lexo po ashtu “E neveritshme dhe shumë shqetësuese", KRU Prishtina: Një pishinë publike në Graçanicë mbushet me ujë të pijshëm

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 10:00 do të zhvillojnë një aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë.

Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori