LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox fshin tatuazhin afër pjesës intime dedikuar ish-bashkëshortit Brian Austin Green

Megan Fox fshin tatuazhin afër pjesës intime dedikuar ish-bashkëshortit Brian Austin Green

Megan Fox ishte martuar më parë me Brian Austin Green, dhe gjatë atyre viteve dyshja kishin tre fëmijë së bashku, dhe ajo atë kohw bwri një tatuazh për nder të tij.

Që nga ajo kohë, marrëdhënia u shpërbë dhe tani duket sikur Fox ka ecur përpara në më shumë se një mënyrë.


Ajo jo vetëm që duket se është në lidhje me Machine Gun Kelly, me të cilën është fejuar tani, por edhe tatuazhin e lartpërmendur e ka mbuluar.

Foto: Getty Images

Në 11 vitet që Fox ishte e martuar me Green, ajo bëri tatuazh emrin e tij në linjën e bikinit, por me postimin e një fotoje, fansat kanë mundur të shohin se ky tatuazh tani është mbuluar.

Në foto, Fox duket se nuk ka veshur të brendshme dhe fotoja tregon stomakun e saj të zhveshur, gjë që e bën të dallueshëm fshirjen e tatuazhit.

Ndërsa tatuazhi kishte shfaqur më parë emrin e ish-bashkëshortit të saj, tani ishte pjesë e një modeli të asaj që duket të jenë lule dhe gjarpërinj.

View this post on Instagram

A post shared by @jesse.tattoo

Fox shkoi te artistët me bazë në New Jersey, Jesse Krydick dhe Syd Smith, të cilët po vizitonin Los Angelesin në një turne mbarëkombëtar kur bënë tatuazhe aktoren.

Të gjitha lajmet nga Megan Fox
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Megan Fox

“Tatuazh mbulimi për Megan Fox ”, ka shkruar Krydick në postimin e tij. “Ishte në gjendje të fshihte plotësisht tatuazhin e vjetër poshtë gjarprit dhe luleve të reja që ajo dëshironte”.

Foto: Getty Images

Aktorja e “Teenage Mutant Ninja Turtles” debutoi për herë të parë publikisht tatuazhin e ijeve kushtuar ish-it të saj në vitin 2015. Pesë vjet më vonë, çifti u nda përgjithmonë.

Gjatë gjithë martesës së tyre dhjetëvjeçare, aktorja bëri kërkesë për divorc nga Green disa herë – duke përfshirë një herë në 2015 – me paraqitjen përfundimtare që ndodhi në vitin 2020, divorci u finalizua në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Beatrix Ramosaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

Beatrix Ramosaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

Magazina
Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Magazina
Kalo në kategori