Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës më anë të secilës paralajmëron ndërprerjen e punës për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë.
Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ministrit të Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, KGJK thotë se punonjësit në Pallatin e Drejtësisë janë duke punuar në kushte alarmante.
“Si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri me 35 gradë celcius, Këshilli Gjyqësor dhe kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, kanë vendosur që t’ju drejtohen me këtë letër të hapur: Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ndër vite, që bashkërisht me secilin nga përgjegjësit të punojmë për përmirësimin e kushteve elementare të punës në Pallatin e Drejtësisë, gjendja është përshkallëzuar më tepër dhe tani kemi arritur në situatën që gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, të Gjykatës së Apelit, të Gjykatës Komerciale dhe të Gjykatës Themelore të Prishtinës të punojnë në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në letrën e KGJK-së drejtuar krerëve të Qeverisë së Kosovës.
Tutje, thuhet se edhe kontrata për mirëmbajtjen e higjienës tashmë ka mbaruar gjë për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme sipas tyre nuk është duke marrë përgjegjësi.
“Siç të gjithë jeni në dijeni, që nga ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë në Vitin 2010 përgjegjës për “mirëmbajtjen e higjienës” dhe “mirëmbajta teknike” është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (ish MAP). Në vitin 2022 pas diskutimeve me personat përgjegjës nga MAPB jemi pajtuar që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të merr përsipër mirëmbajtjen e higjienës, por paraprakisht të bartet buxheti i domosdoshëm nga MAPB dhe KGJK dhe kjo nuk ka ndodhur as me Ligjin për Buxhet të Vitit 2023. Edhe pse përgjegjësit në MAPB ishin në dijeni se KGJK nuk ka buxhet të dedikuar për mirëmbajtjen e Pallatit të Drejtësisë, në muajin Maj 2023 kanë informuar Sekretariatin e KGJK se kontrata për “mirëmbajtjen e higjienës” e lidhur mes MAPB dhe një kompanie private ka skaduar dhe nga ajo ditë MAPB nuk merr asnjë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e KGJK-së.
Mes tjerash në këtë letër thuhet se për shkak të gjendjes së krijuar, Këshilli Gjyqësor ka mbetur i vetëm në përpjekje për të gjetur zgjidhje të situatës duke kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë të kujdesën për higjienën.
Megjithatë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.
“Ndërsa, me datë 19 korrik 2023, Këshilli Gjyqësor është informuar se kontrata tjetër e MAPB për “mirëmbajtjen teknike” ka skaduar ( që përfshinë edhe klimatizimin) dhe si pasojë menjëherë të nesërmen temperaturat në hapësirat në Pallat kanë arritur në nivel prej 35 gradë celsius, që është e papërballueshme dhe e dëmshme për shëndetin e punonjësve dhe të palëve në procedurë. Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në koordinim me Kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave”.
Në letrën e hapur të KGJK-së, drejtuar qeveritare thuhet se ata mbesin me shpresë që të ndërmerren masa të menjëhershme për përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhen sepse në të kundërtën do të dëmtohen një numër i konsiderueshëm i proceseve gjyqësore si dhe do të pamundësohen shërbimet ndaj qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje