Ka nisur edhe zyrtarisht prodhimi i BMW i5, me njësitë e para që tashmë kanë dalë nga linja në fabrikën e BMW Group në Dingolfing të Gjermanisë. Dorëzimi i dërgesave të i5 në Evropë do të fillojë dikur në vjeshtë, ndërsa klientët amerikanë veturat e tyre do t’i pranojnë para fundit të këtij viti.
BMW i5 ndodhet midis i4 dhe i7 në linjën tërësisht elektrike. Tutje i5 “skenën” shitjeve e ndanë me Serinë 5 të dizajnuar në mënyrë identike, por që ka motor me benzinë.
Me një çmim fillestar prej 62,200 € në SHBA, i5 eDrive40 e cila do t’u dorëzohet klientëve amerikanë do të ketë drejtim me rrota të pasme, duke gjeneruar një fuqi të madhe prej 340 kuaj fuqive dhe një distancë të vlerësuar nga EPA deri në 475 kilometra, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi
Për disa para më shumë, blerësit mund të blejnë i5 M60, i cili prodhon 601 kuaj fuqi, teksa shpejtësinë prej 0 në 100kMh e arrin në 3,7 sekonda.
Bashkë me performancën e mahnitshme, i5-shi është i mbushur me teknologjinë e fundit. Në mesin e brendësisë së i5-shit ndodhet ekrani me prekje i info-argëtimit me madhësi prej 14.9 inçëve dhe një grup instrumentesh dixhitale me madhësi prej 12,3 inç, të gjitha të fuqizuara nga softueri OS 8.5 i BMW-së.
Duke e çuar asistimin e shoferit në një nivel tjetër, i5 ofron një paketë të vozitjes pa duar të quajtur Driving Assistance Professional. Me këtë sistem, pronarët mund të manovrojnë në autostradë pa përdorur duart me një shpejtësi deri në 137kMh, dhe madje do të ndryshojë korsinë dhe do të ndezë automatikisht treguesit nëse shoferi sinjalizon duke shikuar në pasqyrat anësore.
Fabrika e Dingolfig, duke festuar 50 vjetorin e nisjes së prodhimit të veturave në vitin 2023, planifikon që të arrijë një pjesë prej 40 për qind të tregut të veturave të pastra me bateri elektrike, teksa kompania rrit objektivat e saja për veturat elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista
Citroen prezanton furgonin me dy koka
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen
Publikohet videoja që tregon se Ferrari 296 GTB arrin një shpejtësi më të madhe sesa mendohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron