Një zyrtar ukrainas i sigurisë ka marrë përgjegjësinë duke thënë se Kievi ka qenë ai që ka kryer sulmet me dronë që goditën kryeqytetin rus të Moskës dhe Krimenë gjatë natës.
“Dronët sulmuan kryeqytetin e ‘bishave’ dhe Krimenë mbrëmë. Lufta elektronike dhe mbrojtja ajrore po bëhen gjithnjë e më pak të afta për të mbrojtur qiejt e pushtuesve”, tha Mykhailo Fedorov, ministri ukrainas i transformimit dixhital, në një postim në Telegram të hënën, përcjell Telegrafi.
“Çfarëdo që të ndodhë, do të ketë shumë të tjerë”, citohet të ketë shtuar ai.
Dhe siç vënë në pah mediat, ministria e Fedorov është përgjegjëse për iniciativën ukrainase “Ushtria e Dronëve”, plani i qeverisë për prokurimin e dronëve.
Ukraina pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet që kanë ndodhur në tokën ruse ose në territoret e pushtuara nga Rusia gjatë rrjedhës së luftës, por kohët e fundit ka pranuar rolin e saj në shpërthimin e madh të urës së Krimesë në tetor.
Ndryshe, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina lëshoi 17 dronë drejt Krimesë gjatë natës deri të hënën, duke iu referuar sulmeve në gadishullin i cili u aneksua ilegalisht nga forcat ruse në vitin 2014 – duke e quajtur si një “sulm terrorist”.
Një depo municionesh ruse u godit nga sulmi me dron ukrainas në Krime.
Ndërkohë në Rusi, dronët ukrainas goditën dy ndërtesa jo-rezidenciale në Moskë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës dhe u “goditen” nga mbrojtja atje, thanë autoritetet ruse, duke e përshkruar incidentin një sulm të “dështuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Trump ofendon rëndë Bidenin
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Hamasi e sheh pozitivisht propozimin e armëpushimit të paraqitur nga Biden
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë