LAJMI I FUNDIT:

Alisha Lehmann, kërkon të lërë shenjë me gola dhe asistime në Kupën e Botës për Femra – jo vetëm me bukurinë e saj

Alisha Lehmann, kërkon të lërë shenjë me gola dhe asistime në Kupën e Botës për Femra – jo vetëm me bukurinë e saj

Kupa e Botës për Femra ka nisur me emocione të mëdha, por gjithashtu ka nxjerr në pah praninë e një lojtareje që ka triumfuar përtej fushës. Bëhet fjalë për Alisha Lehmann, lojtarja më e ndjekur në botë në rrjetet sociale, e cila luan për Zvicrën si sulmuese.

Sulmuese e zonja dhe vdekjeprurës edhe pse ka vetëm 24 vjeç. Imazhi i saj spektakolar dhe i rregulluar ka bërë që edhe në karrierën e saj profesionale të ketë sukses. Golat dhe asistimet janë specialitet i saj dhe me këtë ka bërë të shkëlqejnë edhe në Ligën Premier të Anglisë për femra.

Pasi luajti te Everton, ajo tani është te Aston Villa, ku Lehmann ka bërë emër për veten si një nga lojtarët më të mirë në botë. Pa përmendur faktin se ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ku ka grumbulluar miliona.


Alisha Lehmann, bukuri dhe gola

E formuar në akademinë e të rinjve të një prej klubeve më të rëndësishme në vendin e saj, BSC Young Boys, Alisha tregoi talentin e saj që në moshë të re.

Më pas ajo kaloi te klubi anglez Ëest Ham United. Pikërisht aty ajo mundi të bënte emër në mbarë botën. E cilësuar vazhdimisht si ‘futbollistja më e bukur në botë’, sulmuesja arriti në Kombëtaren e Zvicrës para se të mbushte 18 vjeç.

Rritja e saj e shpejtë, përtej atraktivitetit të saj fizik, e bëri atë një lojtare standarde në futboll.

Ajo nënshkroi për Everton në vitin 2021, por nuk arriti të bëjë tranzicionin dhe u transferua menjëherë te Aston Villa, ku aktualisht po ecën shumë mirë.

Alisha Lehmann dëshiron të ketë sukses me Zvicrën në Australi/Zelandën e Re

Në Kupën e saj të parë të Botës, Alisha Lehmann arrin si lojtarja më e mirë e vendit të saj, së bashku me sulmuesen tjetër Ana Maria Crnogorcevic, e cila luan për Barcelonën.

Edhe pse turneu përfshin lojtare të klasit botëror si Alex Morgan (SHBA), Marta (Brazil), Ada Hegerberg (Norvegji), Samantha Kerr (Australi) dhe Alexia Putellas (Spanjë) dhe shumë të tjerë, Alisha Lehmann është lojtarja më tërheqëse në turneun më të mirë të FIFA-s të këtij viti.

Alisha Lehmann po kërkon të shkëlqejë në Kupën e Botës për femra për Zvicrën e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Alisha Lehmann (@alishalehmann7)

Edhe pse debutuan me fitoren ndaj Filipineve në fazën e grupeve, sulmuesja nuk shënoi. Por shpresohet që në ndeshjet e mëposhtme të festojë dhe të vazhdojë të dëshmojë se përtej të qenit futbollistja më e famshme në rrjetet sociale, ajo ka mjaft cilësi për të pasur sukses në Australi/Zelandën e Re 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori