Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka deklauar se sot Kuvendi Komunal i Preshëvës, për të herë të parë në histori ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në ditë vikendi.
Sinani ka thënë se seancat e tilla zakonisht mbahen për situata të jashtëzakonshme, ku e vetmja situatë e jashtëzakonshme sot sipas saj ishte zgjatja e jetës politike të Shqiprim Arifit.
“Për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, mbahet seancë e jashtëzakonshme ditën e diel, në ora 8:00 të mëngjesit dhe tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës. Zakonisht, seancat e jashtëzakonshme mbahen për situata të jashtëzakonshme. E sot, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi: Shqiprim Arifit”, ka shkruar Sinani në një reagim në Facebook.
Ajo ka shtuar se sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë.
“Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë “seancë””,ka shkruar ajo.
Sinani tutje ka shprehur edhe akuza të rënda ndaj kryetarit aktual të Preshevës, Shqipërim Arifi duke thënë se ai dirigjohet e kontrollohet nga Beogradi.
“Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thotë asnjë fjalë për shefin e BIA që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione. Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar”, ka shkruar Sinani.
Postimi i plotë:
Për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, mbahet seancë e jashtëzakonshme ditën e diel, në ora 8:00 të mëngjesit dhe tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës.
Zakonisht, seancat e jashtëzakonshme mbahen për situata të jashtëzakonshme.
E sot, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi: Shqiprim Arifit.
Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij.
Duke sjellur kështu situatën kur një këshilltar nga rradhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë.
Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi.
Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë.
Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë “seancë”.
Për opinionin e gjerë shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo…kjo “seancë” është ftuar me sms të dërguar nga sekretaria e Kuvendit kryetarëve të grupeve të këshilltarëve dje pasdite.
Kryetari i Kuvendit sot, në hapje të seancës para 20 këshilltarëve prezent tha se seanca është inicuar nga kërkesa e këshilltarëve të APN, për të shqyrtuar siç u tha “situata politike në Preshevë”.
Ky “shqyrtim i situatës politike” kaloi pa asnjë fjalim, asnjë arsyetim se cilës situatë politike po i referohen! Mbase ditëve në vazhdim do të sqarohet pse synimi për të mbajtur gjallë politikisht një individ të shantazhuar e të zhytur thellë në llumin e nëntokës së politikës së Beogradit duhet të mbahet tinëzisht, pa media, në ditë vikendi, në 8 të mëngjesit, e i mbuluar nën arsyetimit të “seancës së jashtëzakonshme” e për të “shqyrtuar” kinse “situatën politike në Preshevë”.
Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi.
Mbase edhe do të kuptohet nga të gjithë, pse një grupacion politik shqiptar në Preshevë, i quajtur nga Shqiprim Arifi, PATERICË, duhej të ishte pjesë edhe e këtij turpi si ky i sotshmi.
Por një gjë është tashmë shumë e qartë. Të gjithë e kuptuan.
Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thot asnjë fjalë për shefin e BIA që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione.
Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje