LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund ta kuptoj si mundi t’ia bëjë këtë vëllait të tij” – babai i Ryan Giggs e quan me disa epitet legjendën e Man Utd

“Nuk mund ta kuptoj si mundi t’ia bëjë këtë vëllait të tij” – babai i Ryan Giggs e quan me disa epitet legjendën e Man Utd

Babai i legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, Danny Giggs, ka kritikuar ashpër djalin e tij, duke e quajtur me disa epitete pas lidhjes së tij me Natasha Lever, gruaja e vëllait të tij.

Lojtari uellsian ka fituar shumë respekt në fushë duke luajtur për Manchester United. Gjithsesi, jeta e tij personale ka qenë gjithmonë e mbushur me polemika dhe debate.


Më 3 nëntor 2020, Ryan u arrestua me dyshimin për dy akuza për sulm ndaj ish-të dashurës së tij, Kate Greville, dhe motrës së saj më të vogël, Ema. Në prill 2021, ai u akuzua për sulm duke shkaktuar dëme trupore aktuale, si dhe sjellje shtrënguese dhe kontrolluese kundër Kate, dhe sulm të zakonshëm kundër Emas.

Giggs mohoi akuzat dhe vetëm të martën dhe u lirua nga të gjitha akuzat.

Pas kësaj është kujtuar koha kur Ryan Giggs u zbulua për një lidhje me gruan e vëllait të tij, Natasha, babai i tij, Danny Giggs, zbuloi reagimin e tij ndaj leximit të lajmit në gazetë.

“Miu. Nuk mund ta kuptoj se si dikush mund t’ia bëjë këtë vëllait të tij. Lexova për këtë në një gazetën e së dielës, u hodha në makinën time dhe u nisa në drejtim të Mançesterit. Zoti e di se çfarë do t’i kisha bërë, or nuk do të ishte e mirë”, ka thënë Danny.

Si pasojë e mosmarrëveshjeve mes babait dhe djalit, ata nuk kanë pasur kontakte prej shumë vitesh.

Skandali famëkeq që rezultoi me shkatërrim në të gjithë familjen filloi në vitin 2003 kur Ryan Giggs dhe gruaja e vëllait të tij, Natasha Lever, hynë në një lidhje.

Rrjedhimisht, lidhja e tyre tetëvjeçare u zbulua në vitin 2011 dhe ishte tronditëse për të gjithë ata që ishin të lidhur me botën e futbollit.

Duke folur për lirimin e fundit të Ryan Giggs nga një gjykatë, Danny Giggs deklaroi se djali i tij është një womaniser (burrë që ka shumë afëra seksuale), por jo një kriminel.

“Ai është një womaniser, nuk ka dyshim për këtë, por kjo nuk e bën atë fajtor për sulm. Jam i kënaqur që ai u lirua nga akuzat”, ka thënë Danny Giggs.

Tani ish-ylli i Manchester United tani është liruar nga të gjitha akuzat dhe mezi pret të kthehet në sport. /Telegrafi/