LAJMI I FUNDIT:

De Zerbi ngacmon Chelsean për Caicedon dhe Colwill

De Zerbi ngacmon Chelsean për Caicedon dhe Colwill

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, pohoi se ai dëshiron të mbajë Moises Caicedon në ekipin e tij dhe të rikthejë Levi Colwill nga Chelsea.

Anglezi është lojtar i Bluve, ndërsa në sezonin e kaluar ishte në huazim te Pulëbardhat, por që londinezët nuk duan ta largojnë atë, ndërsa synojnë transferimin e ekuadorianit.


“Situata është shumë e qartë. Moises është një lojtar i Brighton”, ka thënë De Zerbi në konferencë për shtyp. “Kam folur me Tony Bloom dhe ai më tha nëse kushtet nuk ndryshojnë, Moises mbetet me ne”.

Pochettino paralajmëron një tjetër skenar te Chelsea në ditët në vazhdim
Lexo po ashtu Pochettino paralajmëron një tjetër skenar te Chelsea në ditët në vazhdim

Kur u pyet për Colwill, trajneri i klubit nga Liga Premier u përgjigj: “Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e klubeve të tjera. Unë flas për Caicedo sepse ai është lojtari ynë. Me Levin, jam krenar për të. Ai tregoi cilësinë e tij në U-21 Euro”.

De Zerbit nuk iu desh shumë kohë për të thyer premtimin dhe për të folur për mbrojtësin e Chelseat.

E pabesueshme, por e vërtet: Chelsea ka shituar një skuadër plotë yje në këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu E pabesueshme, por e vërtet: Chelsea ka shituar një skuadër plotë yje në këtë afat kalimtar

“Unë e filloj sezonin e ardhshëm me Caicedon në kokën time në 11-shen e parë. Dua Caicedon dhe Colwill në ekipin tim. Por, do të shohim. Dhe nëse ka lojtarë që duan të largohen, ne duhet ta lejojmë përfundimisht”, ka shtuar më tej ai.

Chelsea ka ndjekur nënshkrimin e Caicedos për muaj të tërë, ndërsa gjithashtu këmbëngul se Colwill nuk është në shitje, me Mauricio Pochettinon veçanërisht të interesuar për ta pasur atë në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori