LAJMI I FUNDIT:

Kapet duke vjedhë televizorët e një hoteli, arrestohet 46-vjeçari në Sarandë

Kapet duke vjedhë televizorët e një hoteli, arrestohet 46-vjeçari në Sarandë
Foto: Ilustrim

46-vjeçari J. K, është arrestuar në flagrancë ndërsa po tentonte të vidhte tre televizorë  dhe sende personale të turistëve në një hotel në Sarandë, në zonën e Livadhjas.

3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen janë sekuestruar.


“Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja.

Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel.

Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët e zonës, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja. Falë ndërhyrjes së Policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë. /Euronews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori