Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtarja për informimin e kësaj gjykate, Milinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.
Nagip Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, kishte njoftuar prokuroria.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Krasniqi më 26 janar 2023, dyshohet se kishte lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.
Ai dyshohet se duke vepruar me tenderin KEK-23-130-5-1-5, i emërtuar si “Riparimi kapital emergjent i kaldajës blloku A5 ”, me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, ka lidhur kontratë me kompaninë Litwin SA, me çmim prej 3,495,392.42 euro, duke ndryshuar kushtet e veçanta të kontratës.
Dosja e Prokurorisë tutje thekson se i dyshuari Nagip Krasniqi “Duke qenë në dijeni se operatori ekonomik ka interes financiar, pas nënshkrimit të kontratës me të me procedurë të negociuar, përfaqësuesit e saj respektivisht I. Z., e ka angazhuar në cilësi të mbrojtësit për veti gjatë disa procedurave hetimore, e të cilat procedura nga ana e organeve të ndjekjes zhvilloheshin për çështje të dyshuara pikërisht të ndërlidhura me KEK-un”.
Disa ditë më vonë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e tij nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.
I njëjti u raportua se po hetohet nga task forca antikorrupsion edhe në një rast tjetër, sërish për energji, por kësaj radhe nën dyshimin për mënyrën e pazareve me shit-blerjen e energjisë.
Sipas rezultatit të hetimeve të Task Forcës, rezulton se janë 5-6 kompani që merren me shitblerje të energjisë, ku njëra prej tyre, përkatësisht, kompania sllovene HSE nuk është e licencuar për shit-blerje të energjisë në Kosovë. Pavarësisht kësaj, prej dhjetorit 2021, KEK i ka shitur HSE 37 milionë euro, ndërsa KEK i ka blerë prej HSE 5 milionë euro energji. Kjo dëshmohet edhe përmes vërejtjeve që ZRE ua kishte bërë KEK-ut, që mos të bëjnë pazare me HSE pasi nuk kishte licencë, por përkundër kësaj, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, kishte urdhëruar që me HSE të vazhdonte tregtimin i energjisë në mënyrë të kundërligjshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova