LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Berishaj e kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi po hetohen nga Task Forca Antikorrupsion

Ambasadori Berishaj e kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi po hetohen nga Task Forca Antikorrupsion

Përveç rasteve në punë ndaj ish-funksionarëve të lartë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, hetuesit e Task Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës kishin nisur hetime të shumta të rasteve edhe për ministrat e Qeverisë Kurti II si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve publike.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ishte një ndër personat të cilët po i hetonte kjo Task Forcë.


Task Forca Anti-korrupsion e majorit Shemsi Haziri, e kishte inicuar vetëm rastin ndaj Berishajt, të cilit edhe i kanë ngritur kallëzim penal nën dyshimin për shmangie tatimi, më pas hetimit janë zgjeruar edhe për shpërlarje të parave.

Hetimet për rastin Berishaj janë në proces. Deri më tash hetuesia ka bërë disa vizita në disa shtete për hetimin e këtij rasti.

Në hetimin e këtij rasti janë të përfshira shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Sllovenia.  Me të gjitha këto shtete, pikë e vetme kontakti me policinë për këtë rast ishte shefi i Task Forcës, Shemsi Haziri. Deri më tash dihet se Martin Berishaj ka pranuar mbi 1.5 milion euro në bankën NLB nga kompania GEN me seli në Beograd dhe dy ditë më pas i ka tërhequr kesh këto para.

Kallëzimi penal ndaj Martin Berishaj, avokati i tij: Është në Prishtinë dhe i gatshëm për të dhënë sqarime
Lexo po ashtu Kallëzimi penal ndaj Martin Berishaj, avokati i tij: Është në Prishtinë dhe i gatshëm për të dhënë sqarime

Gjithashtu, Martin Berishaj në llogarinë e tij në Mal të Zi, dihet se ka pranuar mbi 600 mijë euro nga GEN me seli në Beograd. Ndërsa, në këtë llogari në Mal të Zi, ka pranuar edhe miliona të tjera, por nga burime të tjera, të cilat ende nuk dihen nga saktësisht.

Rast tjetër, i cili ka lëvizur tërë Qeverinë dhe mazhorancën e Kuvendit është arrestimi i Kryeshefit të KEK-ut, Ragip Krasniqi. Edhe për këtë të fundit, rasti ishte inicuar vetë nga Task Forca antikorrupsion, të cilët Krasniqin e kanë e kanë intervistuar në prill 2022, nën dyshimin se kishte lidhje me Martin Berishajn, të cilët dyshoheshin se ishin takuar në një vizitë në Kroaci, së bashku me disa kompani që merreshin me shit-blerjen e energjisë.

Sidoqoftë, gjatë zhvillimit të hetimeve, Task Forca ka arritur të gjejë prova për përfshirjen e tij në dhënien e disa kontrarave një burimore, të dyshimta se ishin lidhur në mënyrë të kundërligjshme, të cilat kapin vlerën rreth 22 milionë euro, ku dyshohet se ai kishte favorizuar kompanitë e caktuara, duke ushtruar ndikim tek zyra e prokurimit në KEK.

Nagip Krasniqi po hetohet nga task forca antikorrupsion edhe në një rast tjetër, sërish për energji, por kësaj radhe nën dyshimin për mënyrën e pazareve me shit-blerjen e energjisë.

Sipas rezultatit të hetimeve të Task Forcës, rezulton se janë 5-6 kompani që merren me shitblerje të energjisë, ku njëra prej tyre, përkatësisht, kompania sllovene HSE nuk është e licencuar për shit-blerje të energjisë në Kosovë. Pavarësisht kësaj, prej dhjetorit 2021, KEK i ka shitur HSE 37 milionë euro, ndërsa KEK i ka blerë prej HSE 5 milionë euro energji. Kjo dëshmohet edhe përmes vërejtjeve që ZRE ua kishte bërë KEK-ut, që mos të bëjnë pazare me HSE pasi nuk kishte licencë, por përkundër kësaj, Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, kishte urdhëruar që me HSE të vazhdonte tregtimin i energjisë në mënyrë të kundërligjshme.

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Lexo po ashtu Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Pas arrestimit të Nagip Krasniqit, ZRRE për pazare të kundërligjshme në lidhje me tregtim të energjisë e kishte gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro dhe  Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) me 439 mijë euro.

Pas heshtjes së gjatë të krerëve të institucioneve, të cilët kanë injoruar letrën e Shemsi Hazirit, më në fund, kishte ardhur një reagim nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla. Ky i fundit, kishte thirrur në një takim maratonik nga disa zyrtarë nga drejtoria e hetimeve si dhe shefin e Task Forcës, Shemsi Hazirin. Takimi ishte mbajtur në Blinajë më 3 mars 2023 dhe kishte zgjatur 12 orë.

Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda këtij takimit kanë konfirmuar se ministri Sveçla, i kishte thënë Shemsi Hazirit se pse e ka ngritur me shpejtësi kallëzimin penal kundër Martin Berishajt.

Haziri i ka thanë se ky rast ka qenë i argumentuar me prova për shmangie nga tatimi. Tutje, Sveçla i ka thënë atij se nëse kanë prova se “edhe kjo qeveri është e korruptuar, le të ngrisin raste edhe ndaj tyre”.

Haziri ju ka përgjigjur se PO, janë duke i hetuar edhe disa raste të kësaj qeverie, por nuk i ka përmendur emra.

Një ndër rastet për të cilat kishte pasur debat në këtë takim, kishte qenë rasti “Beni Dona”, për të cilin Shemsi Haziri, kishte shkruar letrën njoftuese për krerët e institucioneve.

Pavarësisht, shqetësimeve të ngritura nga Haziri se tenderët milionësh i ka fituar “Beni Dona” me dokumente të falsifikuara, kjo kompani ka vazhduar të marr tenderë milionësh nga Policia e Kosovës edhe në kohën e Qeverisë Kurti. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori