LAJMI I FUNDIT:

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.


Gjykatës Supreme të mërkurën e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit N.K., të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Supremja e ka vlerësuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin nga paraburgimi të Krasniqit.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim
Lexo po ashtu Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim

Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, kishte njoftuar prokuroria.

Disa ditë më vonë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

Deklarimi i pasurisë

Krasniqi, emri më i përfolur së fundmi në vend, ka deklaruar pasuri në vlerë 1.7 milion euro dhe para të gatshme kursime 10 mijë e 500 euro në bankë komerciale.

Ndërsa, paga e tij vjetore e deklaruar është hiq më pak se 42 mijë e 290 euro ose 3 mijë e 524 euro në muaj.

Në regjistrin për deklarim në APK-së, Krasniqi ka deklaruar në pronësi banesë në vlerë 94 mijë euro, shtëpi në vlerë 154 mijë euro të trashëguar dhe tokë 2,640 metra katror në vlerë 1 milion e 393 mijë euro.

Përveç kësaj, ai në pronësi të përbashkët ka deklaruar hapësirën biznesore 32 metra katror në vlerë 28 mijë e 800 euro si dhe pasuri të luajtshme 3,000 euro.

Ai po del të ketë pasur investime edhe në kriptovalutë.

Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, APK ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori