LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare u vjen në ndihmë pushuesve në “Shpellën e Haxhi Aliut”

Policia kufitare u vjen në ndihmë pushuesve në “Shpellën e Haxhi Aliut”

Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, gjatë ditës së sotme, disa pushuesve të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare ka marrë njoftim për 4 pushues që ishin duke lundruar me një mjet lundrues skaf, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, sepse ishin bllokuar pas një defekti që mjeti i tyre lundruese kishte pësuar.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për t’iu shkuar në ndihmë 4 shtetasve, të cilët pasi janë lokalizuar, së bashku me mjetin e tyre lundrues, janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në Triport, në gjendje të mirë shëndetësore.

Po gjatë ditës së sotme, nga Policia Kufitare Dhërmi është marrë njoftimi se një mjet lundrues kishte pësuar defekt, në plazhin e Livadhit.

Menjëherë, edhe në këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi janë organizuar për t’iu shkuar në ndihmë, duke shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në breg, mjetin lundrues që kishte pësuar defekt, së bashku me personat në bord, pa probleme.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani

Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani

Lajme
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë

Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Vranët dhe me shi

Vranët dhe me shi

Lajme
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Kalo në kategori