Një aktakuzë e re për Donald Trumpin mund të jetë e pashmangshme pasi ish-presidenti amerikan njoftoi të martën në mëngjes se kishte marrë një letër nga prokurori special, Jack Smith që e identifikonte atë si një “objektiv” në hetimin e departamentit të drejtësisë për kryengritjen e 6 janarit.
Trump, i cili tashmë po përballet me akuza penale në Florida për grumbullimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara nga presidenca e tij dhe ndjekje penale në New York për një pagesë të bërë për porno yllin, Stormy Daniels, raporton cnn.
“I çmendur Jack Smith, prokurori i DD-së së Joe Biden, dërgoi një letër … duke thënë se unë jam një objekt i hetimit të Jurisë së Madhe të 6 janarit dhe më jep katër ditë kohë që të paraqitem para Jurisë së Madhe, që pothuajse do të thotë arrestim dhe aktakuzë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, “Truth Social”.
Smith, i cili është gjithashtu prokuror në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, ka parë përpjekjet e Trumpit për të qëndruar në detyrë edhe pse kishte humbur në zgjedhjet e vitit 2020 kundër Joe Bidenit, duke përfshirë trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit 2021, ku mbështetësit e tij pushtuan ndërtesën e Capitolit në Uashington DC.
Është e paqartë se cilat mund të jenë akuzat specifike, por letra i jep kohë deri të enjten që të paraqitet para një jurie të madhe në Uashington. Njerëzit që marrin letra të synuara nga autoritetet federale janë shpesh – por jo gjithmonë – të paditur.
Letra, këmbënguli Trump, ishte “lajm i tmerrshëm” për vendin, për të cilin ai pretendoi gjithashtu se ishte një përpjekje e Bidenit për të arrestuar “kundërshtarin numër një politik”.
Trump aktualisht kryeson në sondazhet për nominimin presidencial republikan të vitit 2024 me një diferencë të madhe.
Përveç aktakuzës në Florida, ai është akuzuar në New York për blerjen e heshtjes së yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Miliarderi gjithashtu është nën hetime në qarkun Fulton, Georgia rreth përpjekjeve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Avokatët e ish-liderit amerikan duan ta shtyjnë datën përtej zgjedhjeve të vitit 2024, ndërsa ekipi i Smith po bën presion për një datë fillimi përpara fundit të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë