Nëse kërkoni gjeneralin Oleksandr Sirsky në internet, ai do të përshkruhet si “gjenerali më i suksesshëm i shekullit të 21-të deri më tani”.
Është një përgjegjësi e madhe. Gjenerali Sirski udhëhoqi mbrojtjen e Kievit në fillim të pushtimit të plotë rus të Ukrainës vitin e kaluar.
Ai ishte truri prapa kundërofensivës befasuese dhe të suksesshme të Ukrainës në Kharkiv verën e kaluar, transmeton Telegrafi.
Tani mbikëqyr ofensivën e rinovuar si kreu i operacioneve ushtarake në lindje të Ukrainës – një nga dy akset kryesore të kundërofensive të Ukrainës.
Gazetarët e BBC-së takuan Sirsky-n në një vend sekret pranë automjetit komandues që ai përdor për të vizituar ushtarët e tij dhe për të monitoruar betejën.
Ka një mitraloz të fuqishëm në çati. Brenda, një ekran i madh shfaq video të shumta të drejtpërdrejta në fushëbetejë nga qindra dronë.
Ata shikojnë një transmetim të fushave të bombarduara rreth Bakhmutit, ku disa nga trupat e tij po përpiqen të rifitojnë territorin.
Gazetari e pyet nëse synimi i tij është të rikthejë sërish qytetin? Ai qesh dhe thotë: “Po, sigurisht. Unë jam duke u përpjekur ta bëj këtë”.
Por edhe ai pranon se, më shumë se një muaj që nga fillimi, ofensiva e shumëpritur e Ukrainës me shumë fronte po shkon më ngadalë se sa shumë kishin shpresuar.
“Ne do të dëshironim të arrijmë rezultate shumë të shpejta. Por në realitet është praktikisht e pamundur”, thotë gjenerali Sirsky.
Ai thotë se edhe në lindje zona është e përmbytur me mina dhe barriera mbrojtëse. Rusët, thotë ai, kanë shumë fortesa: “Kështu që përparimi ynë me të vërtetë nuk po shkon aq shpejt sa do të donim”.
Por gjenerali Sirsky beson se Ukraina ka ende një avantazh të qartë.
“Unë besoj se uniteti i udhëheqjes sonë ushtarake dhe besimi i ushtarëve tanë është një nga pikat e forta të ushtrisë sonë. Pwr dallim të plotë me hierarkitë ushtarake të Rusisë, të cilat vuajnë nga luftimet e brendshme dhe rregullisht largojnë oficerët e lartë nga linja e komandës”, shtoi ai.
Gjenerali Sirsky është një idhull për ata që e rrethojnë që e vlerësojnë përkushtimin, vendosmërinë dhe dinakërinë e tij. Relaksohet duke shkuar në palestër çdo ditë, fle vetëm katër orë e gjysmë në natë.
Në jug dhe në veri të Bakhmutit, Ukraina thotë se ka rimarrë rreth 30 kilometra katrorë territor nga rusët.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Malyar tha se forcat ruse në qytet së shpejti do të kapen. Por predha ende po binin mbi një pozicion ukrainas të vizituar nga gazetarët, vetëm 3 kilometra larg qytetit.
Alek, një nga ushtarët e Brigadës 57 të Ukrainës, e përshkruan situatën si “të tensionuar”. Ai tregon një krater të madh të krijuar nga një predhë artilerie ruse atë mëngjes. U ul vetëm pak metra larg kanalit të tij. Menjëherë pas kësaj, gazetarët e BBC-së gjithashtu duhej të kërkonin strehim.
Larg granatimeve, komandantët në një bunker të thellë po bashkërendojnë përpjekjet për të rimarrë Bakhmutin. Dy muaj më parë, kur korrespondenti i BBC ishte për herë të fundit atje, Ukraina po humbte territor dhe rrezikonte të rrethohej. Tani situata ka ndërruar.
Koloneli Oleksandr Bakulin, komandanti i Brigadës 57, thotë se rusët tani janë në telashe. Ai theksoi se nuk po e nënvlerëson armikun e tij, por se trupat e rregullta ruse me të cilat përballet tani nuk janë aspak si mercenarët e Wagnerit të Yevgeny Prigozhin, të cilët përfundimisht pushtuan qytetin në fillim të këtij viti. Wagner, thotë ai, “ishin armiq të pakëndshëm”.
“Nëse bëjmë pak përpjekje, Bakhmuti mund të rrethohet”, thotë kolonel Bakulin.
Ndryshe nga mençuria konvencionale ushtarake, ai thotë se humbjet e tij në ofensivë janë më të ulëta se kur njësia e tij ishte statike, duke mbrojtur qytetin.
Thotë se përparimi, megjithëse i ngadalshëm, ka përmirësuar gjithashtu moralin, kështu që “humbjet janë më të durueshme”.
Për herë të parë në frontin lindor, numri i forcave ukrainase tani përputhet me numrin e trupave ruse – rreth 160,000. Megjithatë, rusët kanë ende përparësi në artileri.
A mund të ndryshojë situata me ardhjen e bombave thërrmuese amerikane, të cilat përmbajnë dhjetëra bomba të vogla që mund të shpërndahen në një zonë më të gjerë?
Më shumë se njëqind vende i kanë ndaluar ato. Koloneli Bakulin thotë se ato janë të nevojshme për “të shkaktuar dëme maksimale në këmbësorinë e armikut”.
“Sa më shumë këmbësorë të vdesin këtu, aq më shumë të afërmit e tyre në Rusi do të pyesin qeverinë e tyre ‘pse’? Por, shton ai, “nuk mund të them se bombat thërrmuese do të zgjidhin të gjitha problemet tona në fushëbetejë”.
Gjithashtu pranon se ato janë një armë e diskutueshme: “Po të mos e kishin përdorur rusët, ndoshta ndërgjegjja jonë nuk do të na lejonte ta bënim.”
Gjenerali Sirsky konfirmoi se bombat thërrmuese amerikane tani kanë mbërritur në Ukrainë dhe do të jenë gati për përdorim brenda disa ditësh.
Gazetarët panë obusët amerikanë M777, të cilët do të lëshojnë bomba thërrmuese. Ata u vendosën rreth Bakhmutit.
Gjenerali thotë se rimarrja e qytetit do të kishte më shumë se vlerë simbolike. Ai pohon se Bakhmuti është gjithashtu i një rëndësie strategjike – si një portë për në qytete të tjera kyçe në rajon.
Por ai thotë diçka edhe më të rëndësishme: “Populli ynë është në pritje të fitoreve. Ata kanë nevojë për fitore të vogla”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!