Pas rregullimit të infrastrukturës ligjore, për themelimin e Institutit për krime e luftës, institucionet i presin edhe një varg procedurash të tjera.
Pas miratimit në Kuvend të ligjit për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, i njëjti pritet të funksionalizohet brenda 6 muajve të ardhshëm.
Para pak ditësh deputetët e partisë në pushtet, kanë miratuar në lexim të dytë, projektligjit me anë të së cilit, parashihet të themelohet e të funksionoi instituti që do të dokumentojë krimet e kryera nga forcat serbe.
Nga qeveria e Kosovës, kanë thënë se pas miratimi në Kuvend, do të nxjerrën aktet nënligjore sipas legjislacionit në fuqi.
“Pas miratimit të Ligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do të nxjerrën aktet nënligjore sipas legjislacionit në fuqi për rregullimin e strukturës funksionale, sistematizimit të brendshëm dhe funksionimit të Institutit. Këto akte nënligjore për zbatim të këtij ligji, do të nxirren brenda gjashtë muajve prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do të bëj dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Për arritjen e këtyre qëllimeve, Instituti do të bashkëpunojë me institucionet me fushëveprim të ngjashëm, organet e drejtësisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare vendore e ndërkombëtare, personat juridik dhe fizik brenda dhe jashtë Kosovës, në mbledhjen e të dhënave”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Që të gjitha procedurat teknike, duhet të kryhen brenda një afati të arsyeshëm e thonë në Fondin për të drejtën Humanitare, tek shtojnë se kjo duhet të ndodhë për arsye se Kosova është vonuar në dokumentimin e krimeve.
“Tani varet prej zyrës së kryeministrit, dhe prej këtyre sigurisht që do të ketë edhe konkurse për punëtoret të cilët do angazhohen në këtë Institut, dhe është mirë që personeli që angazhohet, të angazhohet për një periudhe të gjatë e jo një përudhe ad-hoc, për arsye se hulumtimi i krimeve të luftës, kërkon një vazhdueshmëri të punës në këtë drejtim, mbetet të shihet se brenda cilës periudhë do të funksionalizohet”, ka thënë Amer Alija.
Në shtator të vitit të kaluar, kabineti qeveritar miratoi, projektligji për themelimin e institutit, me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.
Një institut i tillë, ka qenë funksional nga vitit 2011 deri më 2018, por i njëjti ishte shuar, në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, me arsyetimin se zyrtarët nuk kishin përmbushur detyrimet e tyre.
Ekzekutivi, në mesin e premtimeve për dokumentimin e krimeve të luftës, vazhdimisht kishin përmendur edhe hartimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, për krimet e kryera në Kosovë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025