LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj më parë përballej me temperatura -50 gradë Celsius, tani një qytet në Kinë po “digjet” në shumë se 52 gradë Celsius

Gjashtë muaj më parë përballej me temperatura -50 gradë Celsius, tani një qytet në Kinë po “digjet” në shumë se 52 gradë Celsius

Një qytet i largët në veriperëndimin e Kinës është duke u përballur me temperaturat prej më shumë se 52 gradë Celsius, duke vendosur një rekord për një vend që po luftonte motin minus 50 gradë Celsius vetëm gjashtë muaj më parë.

Temperaturat në qytezën Sanbao në u rritën deri në 52.2C të dielën, raportoi të hënën gazeta shtetërore Xinjiang Daily, me nxehtësinë rekord që pritet të vazhdojë të paktën pesë ditë të tjera, përcjell Telegrafi.


Temperatura e së dielës theu një rekord të mëparshëm prej 50.3 gradë Celsius, i matur në vitin 2015 pranë Ayding, një pellg i madh dunash rëre dhe liqenesh të tharë.

Që nga prilli, vendet anembanë Azisë janë goditur nga disa raunde të nxehtësisë rekord, duke shkaktuar shqetësime rreth aftësisë së tyre për t’u përshtatur me një klimë që ndryshon me shpejtësi.

Ekspertët e klimës thonë se objektivi për të mbajtur ngrohjen globale afatgjatë brenda 1.5 gradë Celsius është “duke u larguar”.

Periudhat e zgjatura të temperaturave të larta në Kinë kanë sfiduar rrjetet e energjisë elektrike dhe të korrat, dhe shqetësimet po rriten për një përsëritje të mundshme të thatësirës së vitit të kaluar, më e rënda në 60 vitet e fundit.

Kina është e njohur për luhatjet dramatike të temperaturave përgjatë stinëve, por luhatjet po bëhen më të gjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori