LAJMI I FUNDIT:

Rasti i foshnjës së vdekur, ministri Fatmir Mexhiti ka iniciuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Spitalin Klinik Manastir

Rasti i foshnjës së vdekur, ministri Fatmir Mexhiti ka iniciuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Spitalin Klinik Manastir

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin Klinik – Manastir, ka iniciuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësorë që të bëjë një inspektim të jashtëzakonshëm në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin Klinik.

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se sipas letrës informative të Spitalit Klinik – Manastir që ka mbërritur në Ministrinë e Shëndetësisë, shtatzënia e pacientes 21-vjeçare është ndjekur në Gjermani deri në muajin e 7-të. Ajo nuk ka dhënë informacion në SK Manastir nëse është ndjekur nga mjek në Gjermani dhe nuk ka dorëzuar dokumentacion që do të vërtetonte se shtatzënia ishte e kontrolluar.

“Për herë të parë nëna në lindje thirri gjinekologun familjar në javën e 29-të me insistimin e familjarëve të saj dhe herën e dytë në javën e 36-të tek një gjinekolog privat familjar. Ajo është referuar në Spitalin klinik të Manastirit për shkak të lëngjeve të tepërta amniotike gjatë shtatzënisë (polihidramnios – gjendje që tregon për komplikime në fetus). Ditën e djeshme pacientes i është bërë prerja cezariane, fetusi ka lindur i vdekur pa rrahje zemre. Kjo është shtatzënia e katërt e nënës dhe me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe shtatzënia e tretë”.


“Gruaja në lindje aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin Klinik SHPSH Manastir, është në gjendje përgjithësisht të mirë dhe thotë se nuk ka ankesa për lindjen dhe trajtimin mjekësor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori