LAJMI I FUNDIT:

‘Billboardet’ gjigante në mbarë botën shfaqin albumin e ri të Rita Orës, “You & I”

‘Billboardet’ gjigante në mbarë botën shfaqin albumin e ri të Rita Orës, “You & I”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka pak ditë që ka nxjerrë në shitje albumin e saj të tretë në karrierë.

“You & I” titullohet albumi i saj i ri, i cili njëherësh është i pari që publikohet pas nënshkrimit të kontratës së saj të re me shtëpinë diskografike.

Ky album ka filluar menjëherë të shënojë sukses, duke u ngjitur i pari në listën e albumeve më të dëgjuar të momentit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe i dyti në botë – sipas iTunes.


Koopertina e albumit më të ri nga Rita Ora, “You & I” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Rita dhe BMG kanë investuar shumë në promovimin e këtij albumi, i cili prej ditësh është duke u shfaqur në “billboard”-et më të mëdha të botës.

Së fundmi, Ora publikoi një video ku shihej teksa “You & I” promovohej në një “billboard” gjigant në Mexico City.

“Billboard”-i me albumin “You & I” të Rita Orës në Mexico City (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Pak ditë më parë, artistja e lindur në Prishtinë kishte pozuar edhe pranë disa “billboard”-eve në Gjermani, të cilat shfaqnin koopertinën e albumit të saj.

Rita Ora duke pozuar pranë “billboard”-it të albumit të saj “You & I” në Berlin, Gjermani (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Por më i përfolur mbetet “billboard”-i në Leichester, ku ajo talli publikisht reklamën e tenistit serb Novak Djokovic si diçka të pavlerë, teksa priste që të shfaqej reklama e albumit të saj.

Novak Djokovici në prapavijë, Rita Ora e anashkalon dhe reagon sikur po i shfaqet diçka e pavlerë
Lexo po ashtu Novak Djokovici në prapavijë, Rita Ora e anashkalon dhe reagon sikur po i shfaqet diçka e pavlerë

Rita Ora përndryshe e ka cilësuar albumin e saj të ri si një ditar personal të viteve të saj të fundit, pasi të gjitha këngët marrin frymëzim nga jeta e saj private dhe dashuria që ka për bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi.

Rita Ora duke pozuar pranë “billboard”-it të albumit të saj “You & I” në Berlin, Gjermani (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Këngëtarja shqiptare arriti një partneritet me gjigantin diskofrafik BMG, të cilët si rrallë ndonjë artisti, i kanë dhënë asaj 100 për qind të fitimeve dhe të drejtave autoriale mbi muzikën e saj. /Telegrafi/

“Billboard”-et me albumin “You & I” të Rita Orës në New York (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Kalo në kategori