Shumë vite më parë Steve Jobs mbajti një fjalim kryesor në Macworld 2007 dhe zbuloi Apple iPhone-in e parë.
Kjo pajisje revolucionare ishte mjaft e shtrenjtë – modeli bazë 4 GB kushtonte 500 dollarë, ai 8 GB ishte 600 dollarë dhe këto çmime ofroheshin nëse nënshkruaje një kontratë 2-vjeçare me AT&T.
Në vitin 2023 këta iPhone – tani pjesë e historisë digjitale – në ankande ato shiten për çmime të larta, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Për shembull, një model 8 GB me kuti nga fabrika, në shkurt u shit për 63,000 dollarë, duke tejkaluar ofertën origjinale prej 2,500 dollarë.
Besoni apo jo, kjo në fakt nuk ishte një shifër aq e madhe për një iPhone origjinal.
Një version i parë i iPhone 4GB origjinal nga fabrika i pa hapur u postua në LCG Auctions disa javë më parë.
Çmimi fillestar për këtë njësi ishte në intervalin 50,000-100,000 dollarë dhe ofertimi filloi më 30 qershor me vetëm 10,000 dollarë.
Pastaj gjërat shkuan ngadalë, dhe dje shifra arriti deri në 42 mijë dollarë.
Pas një “lufte” të shkurtër, por intensive, oferta fituese kapi vlerën e 190,372 dollarëve (rreth 169,463 euro). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251