LAJMI I FUNDIT:

Simbole çetnike dhe fotografi të Ratko Mlladiqit në një koncert në Banja Llukë – i ftuar edhe këngëtari që u tall me gjenocidin në Srebrenicë

Simbole çetnike dhe fotografi të Ratko Mlladiqit në një koncert në Banja Llukë – i ftuar edhe këngëtari që u tall me gjenocidin në Srebrenicë

Disa qytetarë kanë marrë pjesë në një koncert në Banja Llukë, koncert ky që thuhet se është organizuar nga “Veteranët e Republikës Srpska”, i cili mbledh “veteranët e luftës” nga ky entitet, të financuar nga buxheti i RS.

Dhe siç raporton një reporter i Radios Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi, disa të pranishëm aty kanë bluza me foton e Ratko Mlladiqit, i cili u dënua në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë, dhe se disa fëmijë janë paraqitur me ikonografi çetnike.

Kjo ngjarje e diskutueshme vjen në një kohë krize politike në Bosnje dhe Hercegovinë të shkaktuar nga aktivitetet anti-Dayton të presidentit të RS, Milorad Dodik dhe mesazhet separatiste që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.


Dodik shfaq arrogancën dhe nervozizmin e tij ndaj një gazetari boshnjak, duke i drejtuar gishtin i thotë: Mos më ndërpre - nuk je në Zanzibar këtu
Lexo po ashtu Dodik shfaq arrogancën dhe nervozizmin e tij ndaj një gazetari boshnjak, duke i drejtuar gishtin i thotë: Mos më ndërpre - nuk je në Zanzibar këtu

“Veteranët e Republikës Srpska” mbledh veteranët e luftës nga ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës dhe financohen nga buxheti i RS.

Para koncertit, kryetari i asaj shoqate, Zoran Miljanoviq, i tha REL në gjuhën serbe se qëllimi i koncertit ‘patriotik’ është t’i thotë jo përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në BeH, Christian Schmidt, legjitimitetin e të cilit RS nuk e njeh.

Miljanoviq po ashtu ka deklaruar se ndihma ka ardhur edhe nga Qeveria e RS-së “në aspektin logjistik dhe të gjithë ndihmës”.

Siç ishte paralajmëruar, aty është i ftuar edhe Mirko Pajçin, një këngëtar që u tall me gjenocidin në Srebrenicë në të cilin u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Evropa
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Amerika
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

Amerika
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori