LAJMI I FUNDIT:

Anulohen qindra fluturime si pasojë e grevës në Itali

Anulohen qindra fluturime si pasojë e grevës në Itali

Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, ka rezultuar me anulim të qindra fluturimeve.

Sipas sindikatave, të cilat kanë bërë thirrje për grevë, gati të gjithë punëtorët janë bashkëngjitur në aksion.

Ato janë duke kërkuar kontratë të re kolektive gjashtë vjet pas skadimit të kontratës paraprake. Pjesëmarrës kanë qenë edhe stafi tokësor, që është përgjegjës për shërbime të regjistrimit të udhëtarëve.


Vetëm në aeroportet e Romës, Milanos, Napolit dhe Venecias, qindra fluturime janë anuluar duke prekur mbi 250 mijë pasagjerë.

Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve, beson se dëmet e shkaktuara nga anulimet e fluturimeve janë në vlerë të miliona eurove.

Përveç stafit tokësor, edhe pilotët e kompanisë Malta Air, që realizojnë fluturimet e kompanisë Ryanair në Itali, dhe pilotë të kompanisë ajrore Vueling, kanë marrë pjesë në grevë.

Kjo është hera e dytë brenda një jave në Itali që është mbajtur grevë e shkallës së tillë.

Grevat janë duke e goditur këtë shtet – të njohur për turistë – në pikun e sezonit dhe teksa Evropa dhe pjesë tjera të botës po përballen me temperatura shumë të larta. /REL/