LAJMI I FUNDIT:

Paga e Lionel Messit në Inter Miami dhe përfitimet tjera që do t’i marrë për të luajtur në MLS

Paga e Lionel Messit në Inter Miami dhe përfitimet tjera që do t’i marrë për të luajtur në MLS

Lionel Messi nënshkruan marrëveshje me Inter Miami me vlerë 60 milionë dollarë në sezon e vlefshme për dy vite e gjysmë.

Argjentinasi që u prezantua sot me fanellën e klubit të ri do të mbajë numrin e tij 10 në Inter Miami.

Messi refuzoi ofertën për tu kthyer te ish klubi i tij Barcelona, ndërsa në mesin e ofertat rreth tij ishte edhe ajo e Al-Hilal në Arabinë Saudite, të cilët ishin gati t’i paguanin atij rreth 500 milionë euro (562 milionë dollarë)  në vit.


Por Lionel Messi ka preferuar të nënshkruajë marrëveshje me Inter Miami, ku do të fitojë 53 milionë euro (60 milionë dollarë) në sezon, e vlefshme për dy vite e gjysmë.

Fjalët e para të Lionel Messit pas prezantimit te Inter Miami
Lexo po ashtu Fjalët e para të Lionel Messit pas prezantimit te Inter Miami

Por si pjesë e kontratës së tij, Messi do të marrë një paketë kompensimi që përfshin një pjesë të të ardhurave të Apple TV të gjeneruara nga MLS Season Pass, si dhe një pjesë të fitimeve të Adidas nga mbërritja e tij në MLS.

Messi do të drejtohet nga ish-trajneri i tij i Argjentinës dhe Barcelonës, Gerardo Martino.

Lionel Messi prezantohet zyrtarisht nga Inter Miami – zgjedh numrin në fanellë dhe mësohet data e debutimit   
Lexo po ashtu Lionel Messi prezantohet zyrtarisht nga Inter Miami – zgjedh numrin në fanellë dhe mësohet data e debutimit   

Gjatë dy viteve të tij me PSG-në, Messi shënoi 32 gola në 75 paraqitje pasi iu bashkua klubit sapo u largua nga Barcelona në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos

Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos

Përfaqësueset
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Përfaqësueset
Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Arrihet

Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri

Premier League
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kalo në kategori